E rëndë në Itali! Abuzonte seksualisht me të miturit, vihet në pranga prifti 48-vjeçar

16/04/2025 17:25

Prifti 48-vjeçar, Don Ciro Panigara, nga provinca e Brescias, ka përfunduar në arrest shtëpiak pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me disa të mitur.

48-vjeçari kishte dhënë dorëheqjen si famullitar, me kërkesë të dioqezës, pasi një djalë i ri raportoi se i ishte nënshtruar abuzimit seksual nga ana e tij.

Kjo ngjarje ka ndodhur një vit më parë, me të miturin që tregoi se si qëndroi e vërteta.

Gjithashtu ai dyshohet se ka qenë pjesë e disa abuzimeve të tjera me të miturit nga viti 2011 deri në 2013.

Viktimat e supozuara në ato raste ishin edhe të mitur që i ishin besuar për veprimtari famullitare.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta