Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së Liqenit Artificial.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Kleida Muka, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, teksa njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.

Sikurse duket edhe nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, pranë ka kaluar një autoambulancë, çka ngre dyshimet se ka të plagosur.

Policia e Tiranës ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po kryen verifikimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta