13-vjeçari largohet nga banesa në Elbasan, prindërit në alarm
16/04/2025 11:57
Largohet nga banesa 13 vjeçari, prindërit kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij.
Një 54 vjeçar, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan ka denoncuar në polici largimin nga banesa të djalit të tij 13 vjeç.
Fëmija, pjesë e pakicës rome është larguar prej 3 ditësh.
Sipas informacioneve, ai lypte në rrugë dhe mendohet se është larguar në ndonjë qytet tjetër për të lypur.
Policia po punon për gjetjen e adoleshentit.
Top Channel