Disa turistë spanjollë në rrezik për jetën, bllokohen në kanionin e Peshturës, policia dhe zjarrfikësja drejt vendngjarjes

16/04/2025 16:34

7 turistë spanjollë janë në rrezik për jetën sepse janë bllokuar në kanionin e Peshturës.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe zjarrfikëseve. Lajmin e bën të ditur studiuesi i njohur Auron Tare.

Tare u ka thënë dje që të mos shkojnë në kanionin e Peshturës pa guidë lokale sepse është një zonë e rrezikshme nëse nuk e njeh terrenin. Turistët spanjollë i kanë thënë që kanë marrë leje nga Ministria e Turizmit dhe kanë shkuar.

Ndërkohë korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi bën me dije se policia dhe banorë të zonës janë duke ndihmuar grupin e turistëve që kishin ngatërruar rrugën duke zbritur drejt ujëvarës së Peshturës.

7 prej tyre tashmë janë gjetur dhe janë jashtë çdo rreziku. Ekipet e shpëtimit janë në këtë zonë duke kërkuar edhe për personat të tjerë.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta