
Një burrë u vra sot në një sulm të ri izraelit në Libanin jugor, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë, me ushtrinë izraelite që pretendon se ka vrarë një komandant të Hezbollahut.
“Një sulm me dron izraelit që synonte një makinë në Aitaroun rezultoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, përfshirë një fëmijë”, tha ministria libaneze.
Ushtria izraelite, nga ana e saj, njoftoi se kishte neutralizuar “një komandant që i përkiste njësisë së operacioneve speciale të Hezbollahut” në këtë zonë.
Ushtria izraelite qëndron në pesë lokacione në Libanin jugor, ku kryen rregullisht sulme pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 27 nëntor të vitit të kaluar.
Më herët sot, OKB-ja raportoi se të paktën 71 civilë, përfshirë 14 gra dhe 9 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite në Liban që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.
Marrëveshja e armëpushimit parashikon që vetëm paqeruajtësit e OKB-së dhe ushtria libaneze mund të vendosen në Libanin jugor, i cili kufizohet me Izraelin.
Hezbollahu po dobësohet ndërkohë që lufta vazhdon
Hezbollahut, i dobësuar seriozisht nga lufta me Izraelin, po thirret të tërhiqet në veri të lumit Litani, afërsisht 30 km nga kufiri izraelit dhe të çmontojë infrastrukturën e mbetur ushtarake në Libanin jugor. Presidenti libanez Joseph Aoun tha sot se ai dëshiron ta bëjë vitin 2025 vitin që shteti ka një “monopol mbi armët”, duke iu referuar armëve të Hezbollahut, strukturat ushtarake të të cilit po çmontohen nga ushtria libaneze, sipas Aoun. Lufta në Rripin e Gazës, e cila shpërtheu në tetor 2023, bëri që Hezbollahu të hapte një front me Izraelin në Libanin jugor në mbështetje të Hamasit.
🚨 The person eliminated in the attack was a squad commander in the special operations unit of the Hezbollah terrorist organization in the Itrun area in southern Lebanon. https://t.co/og9Ez5Jhjw pic.twitter.com/E1eaG3o7rX
— Raylan Givens (@JewishWarrior13) April 15, 2025
Në shtator 2024, përleshjet në kufirin e Libanit me Izraelin u përshkallëzuan dhe u zhvilluan në luftë të hapur. Bombardimet izraelite shkatërruan udhëheqjen e Hezbollahut dhe lanë mbi 4000 të vdekur. Në një deklaratë për televizionin Al-Araby, Aoun hodhi poshtë idenë e integrimit të Hezbollahut si një njësi autonome në ushtri, por tha se ishte i hapur për integrimin individual të anëtarëve të tij përmes trajnimeve të ngjashme me atë të zbatuar pas luftës civile (1975-1990).
Në një intervistë tjetër televizive në kanalin Al-Jazeera të Katarit mbrëmë, Aoun theksoi se ushtria libaneze po “përmbush misionin e saj” duke “çmontuar tunele dhe depo armësh” në jug të lumit Litani, madje edhe në veri të lumit, ku “ka përfunduar shumë misione”, tha ai.
Një ushtar libanez u vra të hënën dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim në pjesën jugore të vendit teksa po merrnin pjesë në një operacion për pastrimin e minave në një tunel, sipas presidencës dhe ushtrisë.
Top Channel