
Një student 17-vjeçar qëlloi një shok klase brenda ambienteve të shkollës Wilmer Hutchins High në Dallas rreth orës 10:30 të mëngjesit me orën e SHBA-së.
Mësuesja e paarmatosur i ka thënë 17-vjeçarit që të largohej nga shkolla dhe të mos shqetësojë askënd tjetër. Policia e Dallasit e gjeti adoleshentin me një armë të fshehur pranë fushës së futbollit.
17-vjeçari është vetëdorëzuar në polici pas të shtënave. Protokollet e sigurisë u zbatuan në shkollë, nxënësve iu kërkua të evakuoheshin ndërsa publikut dhe familjeve iu kërkua të qëndronin larg mjediseve të shkollës.
Sipas burimeve policore që folën për CBS News Texas, një student dyshohet se ka qëlluar me armë një student tjetër. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Burimet thanë për FOX 4 se i plagosuri është një 17-vjeçar i cili është qëlluar me plumb në pjesën e poshtme të këmbës.
Autoritetet janë njoftuar për ngjarjen pak para orës 13:10 (ora lokale).
Studentja e shkollës Wilmer-Hutchins, Antonda Jankson tha se kishte dëgjuar rreth tetë të shtëna armësh dhe disa të bërtitura rreth orës 13:00. Më pas ajo tha se nxënësit filluan të dalin me vrap nga shkolla.
“Unë vetëm dua që fëmija im të jetë i sigurt,” tha një prind. “Fëmija i kujtdo, me të vërtetë,” shtoi ajo.
Imazhet treguan ambulanca dhe makina patrullimi në oborrin e shkollës. Gjithashtu, studentët janë parë duke dalë nga kampusi dhe duke ecur drejt fushës së shkollës.
Top Channel