
Me batuta u është drejtuar Edi Rama të rejave në Kamëz gjatë këtij takimi, kur u tha se nëse të dashurit e tyre kanë bindje të tjera politike, duhet t’u vënë kusht që të votojnë PS.
“Të gjitha ato gocat që kanë të dashur që janë me bindje të tjera, duhet t’i vini kusht: dëgjo, ti më pëlqen mua, unë të dua ty me status të barabartë me çdo lloj të huaji se ndryshe… të dua qytetar europian jo vetëm kamzali, kështu që pres prej teje të vish me mua dhe të votosh si mua.
Po! Po si more le të jetë i bukur, i zgjuar sa të dojë, po a mund të rrihet me një çun që hudhet në kënetë më 11 maj? Ç’e do?! Se është çështje karakteri kjo!
Por përtej shakasë që është më shumë se gjysma e së vërtetës, unë besoj se ju do ta bëni Kamzën që të shkëlqejë”, tha Rama.
Top Channel