
Tashmë zyrtarisht mund të vijë pranvera. Sipas të moshuarve plakat e prillit kanë përfunduar.
Lena Dedja është 85 vjeçe dhe kujton si e tregonin gjyshërit e saj legjendën e moçme të plakave të prillit.
“Plaka në mal shkoi të mjelë gjedhët, Zoti i dha dimër me tufan. E ngriu plakën me gjithë kafshët. Kështu na thoshin pleqtë, vendin nuk e di me saktësi. Në këtë periudhë, bie shi“, tregon zonja Lena Dedja.
Por si llogaritet datat e plakave të prillit, legjendë e cila edhe sot na shoqëron, pavarësisht skepticizmit për ta besuar atë.
“I qëllon 12, 13, 14. Zoti i ka kërkuar prillit 2 ditë dhe e ka tharë plakën“, thotë Dedja.
Në fshatra ende ruhet tradita e përcaktimit të zonjave të moshuara më plakat e prillit. Nëse koha nuk ka shi, plaka është e mirë dhe e urtë, por nëse moti është i keq me shi e bubullima, e tillë përcaktohet edhe zonja e moshuar.
Moti pranveror me luhatjet e tij ka bërë që besimet e lashta popullore të krijojnë legjendat e tyre për të justifikuar kapriçot e motit.
Top Channel