“Para arrestimit të Veliajt PD ishte pro rikandimit të prokurorëve të SPAK”, deputeti Sula: Ku fle lepuri tani që del kundër?

15/04/2025 11:35

Deputeti Dashnor Sula, teksa ka ndarë disa deklarata të Sali Berishës shprehet se PD ndryshoi retorikë për SPAK-un pas arrestimit të Erion Veliajt.

“Ja pse SPAK-istët ishin problem në listën e kandidatëve për deputet të PD.

3-muaj me parë SPAK nuk e kishte arrestuar Erion Veliajn dhe në atë kohe opozita deklaronte pro mundesise se rikandidimit te prokuroreve te SPAK. Tani ka një ngjarje madhore ne favor, arrestimi i kryebashkiakut te Tiranes por çuditërisht opozita del kundër.

Ç’mund të mendosh ne këtë situate? Ku fle lepuri?! SPAK është gjeja më e mire qe ka për momentin vendi ynë. Ky institucion do duhej ta kishte opozitën, mbështetjen më te madhe por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh”-shkruan Sula.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta