EMRI/ Kërcënoi një grua me armë zjarri, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë! Çfarë iu gjet në banesë
15/04/2025 12:08
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Tiranë.
Një 37-vjeçar i identifikuar si Ledian Lato ka kërcënuar me armë zjarri një grua.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamed Deliu”, ku ai dyshohet se e ka kanosur 40-vjeçaren për motive të dobta.
Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel