
Pas më shumë se dy muajsh që endej i lirë, ka marrë fund arratia për Daut Lazen.
49-vjeçari i cilësuar nga policia si person me rrezikshmëri të lartë, u arratis nga burgi i Lezhës në orët e para të mëngjesit të 4 shkurtit. Daut Laze u arrestua nga shërbimet e komisariatit numër 6 në Astir, falë informacioneve nga inteligjenca policore.
Sipas drejtorisë së Burgjeve 49-vjeçari ishte arrestuar më 16 nëntor 2021 për veprën penale “Dhuna në familje” dhe më 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i kishte caktuar masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.
Ai u arratis institucioni i Posaçëm Mjekësor në burgun e Shënkollit, ndërsa për këtë rast u arrestuan tre gardianë për shpërdorim detyre, të cilët u liruan më vonë.
Pavarësisht kontrolleve intensive dhe shumës prej 10 mijë euro të vënë në dispozicion nga Policia e Shtetit për këdo që jepte informacion Daut Laze qëndroi 69 ditë i arratisur.
Sipas Aktit të Ekspertimit Psikiatriko-Ligjor, 49-vjeari Laze vuan nga çrregullimi psikopatik i pa specifikuar, sëmundje që ka filluar shumë kohë më parë.
Policia e Tiranës e cila ka publikuar edhe foton e tij pas arrestimit, njofton se çështja tashmë i kalon në dorë drejtorisë së Vendore të Policisë Lezh
Top Channel