Sot mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, do të çelet zyrtarisht grupkapitulli për “Tregun e Brendshëm”

14/04/2025 08:50

Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbahet sot në Luksemburg.

Sot do të çelet zyrtarisht grupkapitulli 2 për “Tregun e Brendshëm”.

Vendimi për mbajtjen e kësaj konference u mor me konsensus nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, nën drejtimin e Presidencës polake të Unionit.

Hapja zyrtarisht e tij prek fusha themelore për integrimin ekonomik dhe tregun e lirë, përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve, kapitalit, pronësinë intelektuale, shërbimet financiare apo mbrojtjen e konsumatorëve.

Takimi i sotëm do t’i hapë rrugë negociatave për grup-kapitullin 2, që lidhet me Tregun e Brendshëm të BE-së.

Brenda këtij grupi përfshihen kapitujt që kanë të bëjnë me:

Lëvizjen e lirë të mallrave (kapitulli 1),
Lirinë e lëvizjes së punonjësve (kapitulli 2),
Të drejtën e themelimit dhe ofrimin e shërbimeve (kapitulli 3),
Lëvizjen e lirë të kapitalit (kapitulli 4),
Të drejtën e kompanive (kapitulli 6),
Pronësinë intelektuale (kapitulli 7),
Politikat e konkurrencës (kapitulli 8),
Mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit (kapitulli 28).

Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, Shqipëria hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës.

Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Pas kësaj konferencë të katërt ndërqeveritare Shqipëria është në pritje të një date tjetër për hapjen e një tjetër grupkapiturlli, ajo për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirësë, që do ta çonte në 4 numrin e grupkapitujve nga 6 gjithsej në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta