Skema ndihmëse në bujqësi do më shumë dokumente, fermerët: Po na vështirësohet aplikimi

14/04/2025 12:22

Ka nisur këtë të hënë dita e parë e aplikimit të fermerëve për skemën ndihmëse në bujqësi dhe blegtori për vitin 2025.

Fermerët në Fier thonë se po marrin informacionin e duhur pranë institucioneve për të aplikuar më pas online për ketë skemë. Ata kanë pohuar se ndryshe nga vitet e mëparshme ka një shtesë në dokumentacion duke ua vështirësuar aplikimin.

Kjo mbështetje për fermerët konsiderohet e pamjaftueshme ndërsa apelojnë për vëmendje të shtuar pasi thonë se po mbijetojnë me vështirësi në këtë sektor.

Thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të mbështetjes në bujqësi do të qëndrojë e hapur deri më 30 Maj dhe synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, prodhimin vendas gjithashtu si dhe të përmirësojë konkurueshmërinë e produkteve shqiptare në treg.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta