Presidenti kinez vizitë në vendet më të goditura nga tarifat e Trump, bisedime me zyrtarë të lartë

14/04/2025 08:29

Presidenti kinez Xi Jinping ka mbërritur në kryeqytetin vietnamez Hanoi, ku do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë.

Presidenti kinez ka planifikuar që më pas të kalojë tre ditë në Malajzi, ku do të marrë pjesë në një banket shtetëror të organizuar nga mbreti dhe do të takohet me kryeministrin Anwar Ibrahim, sipas BBC.

Disa analistë e kanë quajtur turneun e Xi-t në Azinë Juglindore një “ofensivë sharmi” strategjike, ndërsa lufta tregtare është ndezur dhe Pekini e paraqet veten si një alternativë ndaj SHBA-së.

Vendet që Xi po viziton janë ndër vendet më të goditura nga tarifat e Trump-it, me Vietnamin dhe Kamboxhia të goditura me taksa importi përkatësisht 46% dhe 49%. Që atëherë, SHBA ka njoftuar një pezullim 90-ditor për disa nga këto masa.

Kamboxhia është ndalesa e fundit në turneun e Xi, ku ai do të takohet me kryeministrin Hun Manet dhe babanë e tij Hun Sen. Kina siguron gjysmën e të gjithë investimeve direkte të Kamboxhias nga jashtë dhe pjesën më të madhe të ndihmës së saj të huaj.

Ndërsa Xi ishte në Vietnam në dhjetor, vizita e tij e fundit në Kamboxhia ishte në vitin 2016 dhe Malajzi tre vjet më parë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta