“Përse zgjaten çështjet?”, Dumani: Volum i lartë i punës, do hapet gara për shtimin e hetuesve të BKH! Na duhen këshilltarë ligjorë

14/04/2025 11:48

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i pyetur nga anëtarë të KLP-së se përse çështjet zgjaten, ai renditi disa prej problematikave.

Ai theksoi se ka një volum të lartë të punës dhe ka çështje që duan kohën e tyre.

Këtë vit është miratuar rritja e numrit të hetuesve të BKH me 40 dhe pritet që deri në fund të vitit të ketë përfunduar gara, sipas Dumanit, “të cilët do të jenë në gjendje t’i japin drejtim në një kohë më të shpejtë”.

Dumani: Zgjatja e çështjeve ndodh prej volumit të lartë të punës, ato që ju thatë po t’i kombinojmë së bashku bëjnë që hetimet të kërkojnë kohë dhe të zvarriten, përgjigjja është në kohë të arsyeshme, nuk kushtëzohet zgjidhja e çështjeve nga prokurori për shkak të pritjes nga institucionet.

Numri 20 i prokurorëve është mjaftueshëm, nisur edhe nga gjendja e sistemit të prokurorive, shumë prokurori vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore, si prokuroria e posaçme marr në konsideratë edhe ngarkesën, s’mund të kërkojmë të shtojmë kur disa punojnë me gjysmën, por lajmi i mirë është se këtë vit është miratuar rritja e numrit të hetuesve me 40, të hapim garën dhe të përfundojë brenda 2025, krahas 60 hetuesve pjesë e BKH të ketë të tjerë, prokurorët do të jenë në gjendje t’i japin drejtim në një kohë më të shpejtë, një ndihmë është edhe këshilltarë ligjorë. Qëllimi ky është që këta këshilltarë ti përdorim për përgatitjet e prokurorëve në Apel apo Kushtetuese.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta