
Rama ishte pjesë e një konference në Luksemburg me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.
Gjatë konferencës, ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke thënë
“Të gjithë anëtarët e ekipit të Shqipërisë, që janë të lidhur me grupkapitullin 2 janë këtu. Në të njëjtën kohë, dua të falënderoj atë dhe çdokënd sepse po punojnë dhe po japin rezultate. Ne e kemi mësuar në kurriz që me BE-në mos kërko kurrë një datë, por prit një datë. Ne jemi këtu për të dalë në një ‘takim’ me Bashkimin Europian”.
Më pas, ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e kishte më të lehtë t’ia bënte pyetjen në frëngjisht, edhe pse ia bëri anglisht.
“Mendoj se kjo është ChatGPT belge… Është mbresëlënëse. E kuptoj pyetjen. Me presidentin e BE-së patëm një bisedim më të qetë për përparimin që po bëjnë në këtë rrugëtim. Për samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë më 16 maj, që do të jetë takimi më i madh në vendin tonë. Po kështu bëmë një bisedë rreth situatës në rajon dhe rreth vendeve një nga një. Presidenti është mjaft i mençur dhe një person mjaft i vëmendshëm ndaj Ballkanit Perëndimor.
Ishte shumë mirë, por më duhet ta ritheksoj dhe njëherë, ritmi i çeljes së grupkapitujt dhe ritmi i punës i takon Komisionit. Ne duhet të sigurohemi që gruaja në këtë sallë të jetë gjithmonë i lumtur, ndryshe nuk ka një president, nuk ka një mbret që të na mbrojë nga një shpullë në fytyrë. Ne po presim me padurim që duam të jemi pjesë e kësaj perandorie. Ne kemi qenë pjesë e shumë perandorie, por kjo është ajo që po presim me padurim”.
Top Channel