Një vit më parë tentoi të vrasë me armë një person në Velipojë! Ekstradohet nga Italia 26-vjeçari

14/04/2025 15:41

26-vjeçari Kristian Lulaj, i cili një vit më parë tentoi të vrasë me armë një person në Velipojë, është arrestuar në Itali.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

29-vjeçari akuzohet se në fshatin Malikolaj, Velipojë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. P., 27 vjeç, për motive të dobëta.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta