Nis shpërndarja e votave të Diasporës, dërgohen me postë zarfet për zgjedhësit nga Dibra dhe Berati

14/04/2025 09:51

Këtë të hënë, janë nisur fletët e votimit për zgjedhësit jashtë vendit të qarkut Dibër dhe Berat.

Kështu nis dërgimi i dokumentacionit zgjedhor me postë. Përgjatë ditëve në vijim, operatori i shërbimit postar do të dërgojë fletët e votimit që administrata ka bërë gati.

Brenda çdo zarfi, ndodhet zarfi KQZ-së me fletën e votimit brenda, e cila është e vulosur. Po ashtu, brenda zarfit ndodhet një udhëzues se si qytetarët do të votojnë, si dhe një listë me kontaktet e korrierëve që mund të thërrasin pasi të kenë kryer procesin e votimit.

Këto janë zgjedhjet ku për herë të parë u jepet mundësi të votojnë shtetasit shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë dhe që në këtë proces janë regjistruar rreth 250 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta