“Në Moskë nuk kanë frikë”/ Zelensky nuk i ndalon kritikat për Rusinë: Ai po refuzon haptazi armëpushimin

14/04/2025 22:34

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia po “refuzon haptazi të pushojë zjarrin” dhe “nuk ka frikë”.

Në një video të publikuar në X, presidenti ukrainas tha se Vladimir Putin “mbetet i fokusuar në vazhdimin e luftës”.

Ai pohoi gjithashtu se propagandistët shtetërorë rusë “po përgatisin audiencën e tyre për idenë se diplomacia nuk do të sjellë asnjë rezultat”.

“Ka vetëm një arsye për këtë në Moskë, ata nuk kanë frikë”, tha ai.

“Nëse nuk ka presion të mjaftueshëm ndaj Rusisë, ata do të vazhdojnë të bëjnë atë që janë mësuar të bëjnë, të vazhdojnë luftën. Ne të gjithë duam që kjo të përfundojë. Paqja është e nevojshme dhe ajo duhet të jetë e qëndrueshme”, përfundoi presidenti ukrainas.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta