
Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë 25 mld euro dhe në një moment të vështirë gjeopolitik me shumë fronte të hapura dhe vendime kritike për mbrojtjen evropiane, është bërë me dije se Greqia do të blejë nga Franca 16 raketa MM40 Exocet BLK 3 me funksione të dyfishta.
Lajmi konfirmua gjatë vizitës së ministrit francez të Mbrojtjes në Athinë mesditën e së hënës, i cili u takua me homologun e tij grek Nikos Dhendias dhe me kryeministrin Mittsotakis, takime ku është konfirmuar roli i Francës në marrëdhëniet me Greqinë.
“Greqia ka gjithmonë besim se Franca do të marrë parasysh në vendimet e saj sigurinë e Greqisë dhe nevojën që Greqia të ruajë një avantazh krahasues teknologjik të parandalimit ndaj forcave që thyejnë marrëveshjet ndërkombëtare. Greqia nuk kërcënon, por kërcënohet”.
Raketat në fjalë që ofrojnë një aftësi asgjesuese me rreze shumë të gjatë deri në 200 km , edhe në kushte të pafavorshme moti dhe në mjedis shumë sfidues të Luftës Elektronike, mund të vendosen ose në njësi sipërfaqësore të flotës luftarake , ose në disa ishuj.
Nga ana e tij ministri francez Lecorni , vuri në dukje se Franca dëshiron të ketë një rol udhëheqës dhe garantues të sigurisë në rrugët detare sidomos në Mesdheun Lindor.
“Dhe kështu ajo që është dukshëm e vërtetë për mbrojtjen dhe sovranitetit grek në Mesdhe është gjithashtu e vërtetë për sigurinë e Libanit, stabilitetin e Ballkanit dhe padyshim të ardhmen e asaj që duhet të bëjmë në Ukrainë.”
Sa i përket industrisë së mbrojtjes, ai deklaroi se tashmë ka një propozim nga pala franceze që fregatat shtesë Belharra të prodhohen në Greqi me një pjesëmarrje prej më shumë se 40% , ndoshta edhe në kantieret detare në Skaramangas.
Lekorni vizitoi Greqinë disa orë pas përfundimit me sukses të stërvitjes së madhe ushtarake shumëkombëshe Iniohos 2025 në bazën e Andravidës në Greqinë perëndimore dhe mbërritjes në bazën e Sudës në Kretë të aeroplanmbajtëses franceze Sharles de Gol , në një moment kur Greqia kërkon të fillojë projektin për ndërlidhjen elektrike nënujore kabllore me Qipron , të cilën kundërshton me forcë Turqia, duke rindezur përsëri tensionet mes dy vendeve fqinjë .
Përpjekja e Athinës për modernizimin e mbrojtjes së saj e nisur vitete fundit pas daljes nga kriza ekonomike përfshin tashmë të gjitha sektorët e forcave të armatosura dhe fokusohet në bashkëpunimin me Francën, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.
Top Channel