Fushata për 11 majin/ Berisha takim me personat me aftësi ndryshe: Do të trajtoheni me minimumin jetik! S’do te këtë pension nën 200 euro

14/04/2025 11:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me personat me aftësi ndryshe, ku prezantoi programin elektoral për ta
.

Gjatë takimit, kryedemokrati premtoi se për çdo qytetar me aftësi ndryshe që është kryefamiljar, familjarët e tij do të trajtohen me minimumin jetik, pasi opozita të vijë në pushtet.

Sakaq ai theksoi se “në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro”.

“Së pari, ju falënderoj për praninë tuaj këtu, përfaqësues të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë me aftësi ndryshe dhe t’u siguroj se ky program që ne kemi për ju brenda 100 ditëve të para do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj jush.

Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.

Sepse, braktisje është në qoftë se ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake.

Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.

Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre.

Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë.

Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.

Dhe unë u garantoj ju të dashur miq se pothuaj një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin.

Kurse ju iu lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.

140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim.

Sepse në qoftë se i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.

Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro.

Por u garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.

U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.

Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju.

Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër.

Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë.

Nuk është bamirësi, është detyrim madhor”, u shpreh Berisha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta