113-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj: Krenarë për shërbimin ndaj atdheut dhe sukseset në çdo mision ndërkombëtar për paqen
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një videoje rrjetin social Facebook, ku komentoi me tone ironike deklaratat e opozitës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Rama u ndal te akuzat që opozita ka bërë lidhur me rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë duke e quajtur atë vetë si një “narko-kryeministër”, ndërsa përdori gjuhë thumbuese për të përshkruar figurën e liderit të opozitës, Sali Berisha.
“Po si thanë kuak-kuakët e kënetës? S’ka më hapje kapitujsh, e bllokoi BE narkoshtetin. Se bufi shkoi me Dulen dhe as darkë më nuk i dhanë narkokryeministrit”, ironizoi kryesocialisti.
Ai theksoi se ndodhej rrugës për në Luksemburg, ku do të hapet grupkapitulli i radhës i negociatave me BE, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi kokëfortë që Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit.
“Ky i sotmi është një tjetër stacion që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë, rrugën për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027,” tha Rama.
Në përmbyllje të mesazhit të tij, Kryeministri nënvizoi se integrimi evropian nuk është më thjesht një aspiratë, por një proces konkret dhe i pakthyeshëm.
“E ardhmja evropiane nuk është më aspiratë, por një proces që po ecën drejt portës së hapur për ne. Ky është momenti ynë, dhe fati e deshi që të jetë në dorën tonë,” përfundoi ai.
Top Channel