Bie në kontakt me energjinë elektrike! Humb jetën elektriçisti në Divjakë
14/04/2025 15:32
Një elektriçist humbi jetën tragjikisht këtë pasdite në Divjakë.
Xhuljo Shtëmbari ishte në krye të detyrës, duke vendosur linjën e re të energjisë elektrike në fshatin Mërtish, kur ka rënë në kontakt me korrentin. Për pasojë humbi jetën!
Ndërkohë, pritet hetimi për ngjarjen.
Top Channel