
I dërguari i Trump: Putini është i hapur të pranojë marrëveshjen e paqes me Ukrainën!
15/04 18:41
Një aksident është regjistruar në Greqi, ku një tren me dhjetëra udhëtarë është përplasur më një kamion në Kalkidë.
Përplasja mes mjeteve ndodhi në një hekurudhe periferike që funksiononte në linjën Halkida-Athinë.
Treni është përplasur me një kamion në Vathy të Avlidës, pranë Kantiereve Detare. Në tren ishin 45 persona, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Sipas informacioneve kamioni ka shkelur një kalim automatik në nivel, duke bërë që treni ta godasë pas shpine.
Nga përplasja janë shkaktuar dëme materiale si në tren ashtu edhe në kamion.
Top Channel