“S’është ndeshje mes Milanit dhe Interit”, Rama u drejtohet demokratëve në Itali: Do shkoni pas një bufi plak që i kullufiti të gjithë?!  

13/04/2025 16:19

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me shqiptarët në Milano, pas çeljes së fushatës elektorale.

Rama u bëri thirrje edhe demokratëve të Italisë, që të votojnë për PS, pasi sipas tij vetëm Rama dhe partia e tij mund të çojë Shqipërinë në BE.

“U bëj thirrje të gjithë demokratëve që janë këtu që ta kuptojnë që nuk është ndeshje mes Milanit dhe Interit, por një përballje finale me historinë tonë që këtë herë duhen lënë në shtëpi ngjyrat e fanellave. Çfarë do fitoni ju më shumë për vetën tuaj sesa çfarë na jep të gjithëve si komb sot e përgjithmonë futja në BE?

Çfarë fitoni duke shkuar pas një bufi plak, që herën e parë e shkatërroi vendin, herët e dytë e futi në gropë, dhe herën e tretë është në gropë vetë dhe u thotë hajde t’u fus të gjithëve në gropë. Në Primare i kullufiti të gjithë, asnjë nuk la”, tha Rama.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta