Bisedimet për paqe vazhdojnë, tensionet rriten/ Rusia kryen një tjetër sulm në qytetin ukrainas, raportohet për dy viktima 03/12 07:45
Pas çeljes së fushatës ditën e djeshme për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Italisë për të zhvilluar një takim me diasporën.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka ndarë detaje për vendin dhe orën ku do të takohet me shqiptarët e diasporës, në Milano.
Ndërsa edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë në Itali këtë të diel. Për të vijuar turin me diapsorën, Sali Berisha njoftoi se do të takojë shqiptarët në Brescia teksa pjesë e takimit mund të jetë edhe këshilltari i fushatës së PD, Chris LaCivita.
Top Channel