Pamje të frikshme! Momenti kur raketat balistike ruse godasin Ukrainën, sulmi la pas 34 të vrarë

13/04/2025 19:09

Të paktën 34 persona u vranë dhe 117, duke përfshirë 15 fëmijë, u plagosën në një sulm me raketa ruse në Summy.

Në internet është publikuar video e momentit kur raketat balistike godasin qendrën e qytetit Sumy. Një shtetas ukrainas, i cili ndodhej në vendngjarje, regjistroi sulmin vdekjeprurës.

Raketat goditën pranë kishës, ndërsa dhjetëra besimtarë ishin mbledhur për lutje. Në pamjet tronditëse, njerëzit, shumë prej të cilëve të moshuar, shihen duke vrapuar në panik për të shpëtuar jetën, ndërsa disa janë përfshirë nga vala goditëse e shpërthimeve.

Sumy ndodhet vetëm 25 kilometra nga kufiri rus dhe është një qendër strategjike për ushtrinë ukrainase.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta