“Ka marrë tokë në mënyrë të paligjshme”/ Bangladeshi lëshon urdhër-arresti për deputeten britanike

13/04/2025 16:31

Autoritetet e Bangladeshit kanë lëshuar një urdhër arresti për deputeten britanike dhe njëherazi ish-ministren e Punës Tulip Siddiq.

Sipas Komisionit Kundër Korrupsionit (ACC) Siddiq akuzohet se ka marrë tokë në mënyrë të paligjshme si pjesë e hetimit të më të gjerë të regjimit të tezes së saj, Sheikh Hasina, e cila u rrëzua nga posti i kryeministres në gusht.

Deputeti i Hampstead dhe Highgate, e cila dha dorëheqjen nga posti i sekretarit ekonomik të Thesarit në janar, u emërua në urdhër-arrestin së bashku me më shumë se 50 të tjerë.

Avokatët e Siddiq mohuan akuzat, duke thënë se ishin “të motivuara politikisht”.

ACC nuk kishte paraqitur asnjë provë ose nuk kishte informuar Siddiq për një urdhër arresti, shtuan avokatët e saj.

Mbretëria e Bashkuar e liston Bangladeshin si një vend ekstradimi 2B – që do të thotë se duhet të paraqiten prova të qarta përpara se ministrat dhe gjyqtarët të marrin një vendim.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta