“Tre emigrantët e penduar”/ Sipërmarrësit në podkastin “Flasim” të kryeministrit Rama rrëfejnë historinë e rikthimit

12/04/2025 09:25

“Koha për t’u kthyer’, quhej puntata e radhës e podkastit “Flasim” I kryeministrit Edi Rama.

Të ftuar ishin Rama tre sipërmarrës, të cilët janë kthyer nga jashtë vendit për të investuar në Shqipëri.

“Tre të rinjtë janë emigrantë të penduar”, u shpreh Rama në nisje të podkastit.

Skenografi Aleksandër Çifligu rrëfeu në podkast largimin drejt Greqisë. Në vitin 2011 ai vendosi që të kthehej në Shqipëri, për të vazhduar punën në Tiranë.

“Vazhdova gjimnazin e natës sepse ai vit më ndihmoi qe të futesha direkt në punë, në punishtet e asaj lagjeje me tela dhe ambazhura. Por fati desh që shumë shpejt të kanalizohem në një studio televizive. Shumë shpejt kuptova që ishte puna dhe zanati që kisha pasion. Mosha shumë e vogël 14 vjeç e gjysmë kur futeshin ata çunat në studio, me butaforitë skenike, seriale, filmat kinematogafikë, më dukej sikur po shikoja ende Herkulin. Ishte edhe gabimi i parë që bëra sepse nuk është i vetmi. Janë shumë. Por që më dukej e rëndë 14 vjeç, dhe vajta e preka dhe ndërkohë që ranë të gjitha kollonat dhe më duhej t’i riparoja. Aty filloi një dashuri përsa i përket skenografisë. Deri në 2011 që vendosa të lëviz, i ngopur, të lëviz me shumë projekte. Mu gjendën njerëz në fushën artisitike që më orientuan drejt skenografisë. Athina ishte magji në atë periudhë se kishim kaluar Lojërat Olimpike, Eurovisioni për fushën time ishte një gjë e jashtëzakonshme. Filmat që vinin që mu dha mundësia për të marrë pjesë”, tha ai.

Sipërmarrësi tjetër, Besniku tregoi se emigroi në Greqi në vitin 1997. Ai krijoi kompani në fushën e ndërtimit, por më pas e shiti dhe u rikthye në vendlindje në Divjakë, ku edhe filloi të merrej me bimët medicinale.

”Si shumë bashkëatdhetarë të mi emigrova në ’94 në Greqi. Punova pak muaj në bujqësi dhe rastësisht rashë në një pikë ndërtimi, ku fillova të punoja dhe pata edhe përkrahje. Shumë shpejt, krijova kompaninë e parë në ndërtim. Filluam të punonim me dinjitet dhe korrektësi, patëm përkrahje edhe nga bashkëatdhetarët dhe vendasit. Krijoja kompaninë e dytë, dhe në 2003 kompaninë e tretë. Betoni më lodhi shpejt dhe po mendoja të kthehesha aty ku kisha lindur. Mora vendim të shpejtë, brenda dy muajsh mbyll kompanitë dhe bëra shitje dhe u ktheva në Shqipëri. U nxitova për ta lindur djalin në Shqipëri. Kur u ktheva po merresha me atë çfarë kisha bëra para se të ikja, prindërit merreshim me bujqësi, kultivonin bimë medicinale. E pashë si mundësi, dhe pashë potenciale të lartë. Mu desh të merresha me organizimin. Nisa të bëja grupimin e parë të fermerëve në zonë, u certifikuam me standartet”, tha Besniku.

Sipërmarrësja e tretë, Lola tha se fillimisht ka shkuar në Greqi në moshën 13-vjeçare dhe më pas u kthye në Shqipëri dhe së bashkë me mamanë janë marrë me punime artizanale.

Për shkak të problemeve shëndetësore të së ëmës, aajo u detyrua të largohej sërish jashtë.

 Pasi u njoh me bashkëshortin e saj, u largua drejt Gjermanisë, por u kthye më vonë. Tashmë e kthyer, nga Malta synon të merret me turizëm në veri.

“Kur shkova në Theth u mahnita. I thashë bashkëshortit që kur të kemi fëmijë do t’i rrisim këtu. Ideja është se nuk duam të bëjmë ndonjë luks dhe të ndryshojmë diçka. Nuk ka nevojë për xhakuzi për të treguar mikpritjen dhe traditën“, tha Lola.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta