
Një 30-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi mashtroi një klient duke i marrë 2300 euro, duke u shtirur sikur ishte pronari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, menjëherë pas kallëzimit nga përfaqësuesi i një subjekti privat për transport mallrash, se menaxheri i subjektit i ka vjedhur duke mashtruar, një shumë parash, kanë bërë ndalimin e shtetasit E. S., 30 vjeç, banues në Përrenjas, për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Mashtrimi”.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se në muajin nëntor 2024, 30-vjeçari, me detyrë menaxher i një subjekti për transport mallrash kombëtar dhe ndërkombëtar, i ka marrë një klienti duke e mashtruar se ai ishte pronari, shumën prej 2300 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel