Dyfishohen kërkesat për divorce në Korçë! Shkak emigracioni, varfëria dhe dhuna

12/04/2025 20:25

Vazhdon rritja e shifrave të divorceve në Korçë@!

Gjatë vitit 2024 në gjykatën e shkalles së parë në Korçë u regjistruan 750 kërkesa për divorc, thuajse dyfishi i kërkesave të regjistruara në vitin 2023. Shkaqet mbeten të njëjtat ku më të shumtat lidhen me emigracionin, varfërinë dhe dhunën.

Sipas avokatit Mateo Balli, ajo që vihet re është se për rastet që lidhen me emigracionin divorci ndodh edhe tek çiftet që kanë kohë të gjatë martese kurse për rastet e martesave ku të dy partnerët jetojnë në vend, janë çiftet e reja ato që i drejtohen më shumë gjykatës për zgjidhje martese.

Në vitin 2023 në gjykatën e Korçës u regjistruan 402 kërkesa për zgjidhje martese ndërsa vitin e kaluar 750 kërkesa çka thekson problematikat sociale që vijnë nga divorci duke përfshirë edhe fëmijët.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta