14 ndalesat e “Udhës së Kryqit”/ Besimtarët katolikë të Shkodrës janë ngjitur në Malin e Taraboshit, para Javës së Madhe

12/04/2025 15:26

Në heshtje dhe lutje, me ndjenjën e sakrificës dhe shpresës, dhjetëra besimtarë katolikë të Shkodrës janë ngjitur në malin e Taraboshit, duke ndjekur 14 ndalesat e “Udhës së Kryqit”.

Një udhëtim shpirtëror që përkujtoi dhimbjet e Krishtit nga momenti i dënimit e deri në Kalvarin e kryqëzimit. Lutja e Monsinjor Giovanni Peragine, këtë herë nuk ishte vetëm për të krishterët, por edhe  për ata që mbajnë në duar fatet e vendit.

Ky ritual ka një domethënie të veçantë për çdo besimtar.

Kjo rrugë e përshpirtshme i paraprin Javës së Madhe, një javë e heshtur dhe e shenjtë, që nga e hëna e deri në të shtunën, kur besimtaret përgatiten për të dielën e Pashkëve – ditën e triumfit të jetës mbi vdekjen.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta