Sula tregon kandidatët që u lanë në listë të hapur dhe ironizon Berishën: Tha do të respektojë kuotat, por…

11/04/2025 14:10

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka ironizuar sërish listat e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Sipas tij, ndonëse Berisha premtoi se do të respektojë kuotat, ka lënë në listë të hapur pikërisht ata kandidat që në Primare ishin më te votuar.

“Burrat e shtetit e bëjnë diferencën me akte! Me të njëjtën përpikmëri dhe vendosmëri si zbatoi premtimin e dhënë për respektimin e votës së Anëtarësisë së Partisë Demokratike në primare, PRIMARI do jet madheshtor edhe me respektimin e premtimeve për ekonominë dhe shtetin e se drejtës.

Tha që do respektoj kuotat, e bëri: Shikojini në video gratë më të votuara në primare trajtohen me privilegj; jashtë listave ose në lista të hapura.

‘Rezultati në Primare do jetë element kryesorë për listat e mbyllura’- Fiks, siç e premtoi ashtu e bëri: Ilir Alimehmetin e lëshoi në terren të egër edhe për një senator partie. Demokratët e Elbasanit i zgjodhën kandidatët e tyre në Primare: Primari e respektoi premtimin dhe Dashnor Sulën e përjashtoi nga çdo listë e mundshme. Madje edhe me nofkën SKAPIST. Ja pra, këto janë aktet e një burri shteti”, shkruan Sula, që vetë hoqi dorë nga gara pikërisht sepse u la në listë të hapur nga Berisha.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta