“Rezultatin do e shënoj”/ A do t’i arrijë PS 80 mandate? Rama për TCH: Kemi makineri gjithmonë e më të sofistikuar në aspektin elektoral

11/04/2025 13:10

Në çelje të fushatës elektorale kryesocialisti Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se si është konceptuar kjo fushatë elektorale.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, i pyetur nga gazetari Muhamed Veliu, kryeministri Edi Rama foli për detajet e fundit në prag të fushatës së PS, që do të çelet ditën e nesërme.

Pyetjes nëse PS do të arrijë objektivin për marrjen e 80 mandateve, numri i socialistëve tha se objektivat e vendosura janë të mbështetura sa me dëshirën, aq me leximin shkencor të realitetit elektoral.

Pjesë nga intervista:

Muhamed Veliu: Sa i arritshëm është objektivi i Partisë Socialiste për të fituar 80 mandate në këto zgjedhje?

Edi Rama: Nuk e di kush ju a ka thënë këtë objektiv. Objektivat tanë janë objektiva që lidhen sa me dëshirën, aq me leximin shkencor të realitetit elektoral. Ju e dini shumë mirë, ne bëjmë anketime të vazhdueshme. Kemi një instrument shumë të konsoliduar të anketimeve të brendshme që e bëjmë çdo muaj për arsyet që ne kemi, për të lexuar dhe kuptuar sa më mirë njerëzit.

Nga ana tjetër kemi një makineri gjithmonë e më të sofistikuar të PS në aspektin elektoral, që mbledh të dhëna në terren dhe mbi të gjitha këto, ne ndërtojmë dhe objektivat që nuk janë thjeshtë dëshira, por janë të bazuara në realitetin e fakteve dhe besoj që në pikën e Kuçit do e shkruaj se cili do të jetë rezultati edhe kësaj radhe dhe besoj që do dalë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta