Pensionet me Italinë nisin nga qershori! Nënshkruhet marrëveshja administrative, përfitojnë mbi 500 shqiptarë

11/04/2025 22:53

Marrëveshja për pensionet me Italinë nis zyrtarisht zbatimin nga muaji qershor i këtij viti.

Këtë të enjte, Shqipëria dhe Italia firmosën marrëveshjen administrative, që i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për pensionet për qytetarët shqiptarë dhe italianë, duke filluar nga qershori.

Firma përfundimtare e kësaj marrëveshjeje u bë në Romë, nga zëvendësministrja shqiptare e Ekonomisë, Olta Manjani, dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale në Itali, Marina Calderone.

Marrëveshja për njohjen e periudhave të kontributeve mes Shqipërisë dhe Italisë u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.

Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, që do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Marrëveshja mes dy vendeve për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore u nënshkrua më 6 shkurt të vitit 2024.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta