U shpall nga të dy se martesa 28-vjeçare kishte marrë fund. Pas dhjetë muajsh proces, divorcin mes tyre e aprovoi edhe Gjykata Civile.

Çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë gjyqësisht, pra zyrtarisht, të divorcuar.

Në Gjykatën Civile, Ilir Meta – aktualisht kreu i Partisë së Lirisë dhe më herët funksionar i lartë i shtetit, që nga President, Kryeministër dhe Kryetar Kuvendi – la burgun për të dëgjuar gjykatën mbi padinë e tij, përmes së cilës tregoi se martesa me Monika Kryemadhin kishte marrë fund.

Një nga arsyet që Meta deklaroi për përfundimin e bashkëshortësisë lidhej me tensionin politik dhe debatet në çift, për shkak të kundërshtimeve të ndryshme me zonjën Kryemadhi – aktualisht deputete dhe po ashtu mjaft aktive në jetën publike dhe politike.

Monika Kryemadhi nuk u paraqit në asnjërën nga seancat e pajtimit të kërkuara sipas ligjit nga gjyqtarja e seksionit familjar. Në këto kushte, gjykata njoftoi se shpalli ndarjen midis Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, pas një udhëtimi së bashku prej tetorit 1998 deri në mesin e vitit 2024, kur – përpara se të ndiqte zgjidhjen juridike – Meta njoftoi se krisjet në martesë kulmuan pas debateve për mandatet.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta