Konflikt mes të rinjve në Lezhë, plagosen të dy! Njëri në gjendje të rëndë në spital, tjetri arratiset

11/04/2025 13:29

Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës pak çaste më parë.

Dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, që është zhvendosur më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.

Sipas burimeve të korrespondentes së Top Channel Brixhilda Deda, një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia, ku po ashtu dyshohet të këtë disa dëmtime.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta