
Agustin Escobar, president dhe CEO i Siemens Spanjë, humbi jetën së bashku me gruan e tij, Merce Camrubi Modal, dhe tre fëmijët e tyre të mitur – 4, 5 dhe 11 vjeç – kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork .
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së enjtes.
Pak para nisjes, Escobar u fotografua duke buzëqeshur me familjen e tij, pa e ditur se këto ishin momentet e fundit të jetës së tyre. Në një foto të dytë, të gjithë janë kapur brenda helikopterit Bell 206L-4 LongRanger IV , pak minuta para fluturimit fatal.
Helikopteri u rrëzua vetëm 17 minuta pas ngritjes. Sipas raporteve fillestare, helikopteri humbi helikën e bishtit, duke bërë që të binte në mënyrë të pakontrolluar në ujërat e Hudson. Videot e publikuara kapin momentin e tmerrit të rënies.
Familja Escobar kishte mbërritur në Nju Jork më herët atë ditë, për pushime familjare.
Agustin Escobar kishte marrë detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Siemens Spanjë në fund të vitit 2022. Me 25 vjet përvojë në pozicione drejtuese në SHBA, Amerikën Latine, Spanjë dhe Gjermani, ai ishte shumë i respektuar në botën e biznesit.
BREAKING:
Helicopter crashes near the Hudson River in New York City pic.twitter.com/mVhw3XH6Dk
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 10, 2025
Top Channel