
14/04 19:22
Presidenti kinez Xi Jinping ka ‘spastruar’ gjeneralin He Weidong, njeriun numër dy të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe i treti në zinxhirin komandues.
Largimi i tij dyshohet si pjesë e përpjekjes së tij kundër korrupsionit dhe shkarkimit të parë të një gjenerali në atë rol në 60 vjet.
Financial Times raporton se ai, më i riu nga dy nënkryetarët e Komisionit Qendror Ushtarak të kryesuar nga Xi, u hoq nga posti i tij javët e fundit, sipas pesë burimeve të njohura me këtë çështje.
Weidong, një anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Kineze, thuhet se përballet me akuza për korrupsion.
Top Channel