
Shqipëria shënon një tjetër hap me rëndësi në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian.
Të hënën e 14 prillit, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg.
Këshilli i Europës njoftoi këtë të premte mbajtjen e konferencës së katërt të Shqipërisë, ku pritet hapja e dy grupkapitujve për tregun e brendshëm dhe konkurrencës, që përfshin konkretisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe punëtorëve, lirinë për të ofruar shërbime, mbrojtjen e konsumatorëve, etj.
Sipas njoftimit zyrtar nga Këshilli i Europës, në konferencën ndërqeveritare do të diskutohen proceset e radhës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Deri më tani janë zhvilluar 3 konferenca ndërqeveritare, të cilat kanë pasur në objektivin e vet diskutimet dhe avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit.
Konferenca e parë ndërqeveritare u mbajt më 19 korrik 2022, në Bruksel, dhe e dyta më 15 tetor 2024, në Luksemburg, ku u çelën negociatat për grup-kapitujt e parë, në disa fusha me rëndësi, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik apo reforma e administratës publike.
Konferenca e tretë ndërqeveritare u mbajt më 17 dhjetor 202224, në Bruksel, në nivel ministror, dhe shërbeu për hapjen e negociatave në politikën e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes.
Top Channel