
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dërgua një mesazh nga burgu në nisje të fushatës zgjedhore, të cilën e quan ‘fillimi i betejës finale për çlirimin e çdo shqiptari’.
“Sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit”, shkruan Meta duke ftuar qytetarët të jenë pjesë e mitingut që zhvillohet sonte në sheshin “Nënë Tereza”, ku vetë nuk mund të jetë i pranishëm.
Reagimi i Ilir Metës:
Asnjë izolim fizik sado ekstrem nga Narkoregjimi, nuk më ndal dhe nuk do të më ndalë në përballjen time për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve nga dhuna e Narkoqeverisë, që ka zaptuar dhe plaçkit vendin.
Sonte vetëm fizikisht nuk do të jem në shesh, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jem krah jush në Sheshin “Nënë Tereza”, në ora 19:00.
Sonte është fillimi i betejës finale për çlirimin e çdo shqiptari, sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit!
Sot të gjithë në shesh ku do gjëmojë zëri i qytetarëve për Shqipërinë Madhështore që meritojnë shqiptarët e ndershëm, punëtorë dhe patriotë.
VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë.
Top Channel