Kryesocialisti Edi Rama pa nga afër përgatitjet për çeljen e fushatës elektorale.

Në këtë sallë në ora 17:00 do mbërrijnë me zë dhe figurë 12 aktivitete, të nisura  në të njëjtën kohë paralelisht, të grave socialiste në 12 qarqet e vendit.

Ndryshe nga fushatat e shkuara socialistët zhvillojnë jo 1 por 12 takime elektorale me fokus gruan në ditën e parë të çeljes zyrtarisht të fushatës.

Top Channel mëson se drejtuesit politik të 12 qarqeve do prezantojnë kandidatet socialiste.

Dhe në fund do të jetë Edi Rama i cili do të mbajë fjalën përmbyllëse e çelur kështu zyrtarisht fushatën elektorale, me synimin bërjen përsëri histori, kësaj here  në fitimin e mandatit të katërt.

Slogani që socialistët kanë zgjedhur është “Shqipëria në BE 2030- vetëm me Edin dhe PS”.

Mesdita e të shtunës do ta gjej Edi Ramën bashkë me mbështetësit socialistë në zemër të Tiranës, ku socialistët nga 37 mandate duan kanë pritshmëri të fitojnë 20 mandate në qarkun më të madh të vendit.

“12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE” ka lajmëruar Edi Rama në rrjetet sociale.

Kryesocialisti Rama do ta vijojë fushatën elektorale të Dielën ora 15:00 me shqiptarët e Milanos.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta