
Papa Françesku bëri një vizitë të papritur në Bazilikën e Shën Pjetrit me një veshje surprizuese, pas daljes së tij të dielën për meshën jubilare për të sëmurët.
Kjo është mësuar nga burime të Vatikanit. Pak para orës 13:00, Bergoglio shkoi në altarin e Pius X. Thuhet se Papa gjithashtu ka parë monumentet funerale të Palit III dhe Urban VIII të restauruara së fundmi.
Të mërkurën, Ati i Shenjtë priti mbretin anglez Charles dhe mbretëreshën Camilla në Casa Santa Marta.
Papa me rroba “civile”
Papa përshëndeti të pranishmit në bazilikë dhe restauruesit që po kryejnë punët përfundimtare para konferencës për shtyp të premten. Si asnjëherë më parë Papa Françesku kishte veshur pantallona dhe nuk e kishte pelerinën e tij të përhershme.
Nën një batanije për ta mbrojtur nga i ftohti, shihen pantallonat e zeza të papës. Në një video, teksa infermieri i tij shtyn karrigen me rrota, papa shihet duke takuar një fëmijë.
JUST IN: #PopeFrancis makes a surprise appearance today in St Peter’s Basilica — but in what looks like a poncho rather than papal attire.
Greeting a young boy, he asks, “What’s your name?” To which the boy replies, “Steven.” Told by a guard who the Pope is, the boy says “Hi,… pic.twitter.com/beSbJCIdtP
— Diane Montagna (@dianemontagna) April 10, 2025
Top Channel