Kroçeret ndalen në Vlorë/ E nisur nga Greqia po ndalon në disa porte të Shqipërisë me qindra turistë

10/04/2025 12:25

Një kroçerë gjermane me 271 turistë nga Europa mbërriti mëngjesin e sotëm në Vlorë, duke shënuar de facto nisjen e sezonit turistik.

Kjo anije e madhe turistike që sjell në vendin tonë turistë nga Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia dhe Spanja do ta ketë Shqipërinë si destinacion gjatë gjithë sezonit, duke u ndalur në portet e Sarandës, Vlorës dhe Durrësit.

Ajo ka mbërritur nga Greqia dhe do të vijojë udhëtimin drejt Kroacisë dhe Italisë. Ndalesa e saj në Shqipëri konfirmon rëndësinë që po merr Shqipëria si një destinacion i ri dhe i kërkuar në Mesdhe.

“Jam nga Franca. Është hera ime e parë këtu dhe më pëlqen shumë. Vendi është i bukur.”

“Jam nga Spanja. Kjo është hera e dytë që vij në Shqipëri. Më ka pëlqyer shumë herën e parë, prandaj u ktheva.”

“Jam nga Parisi, Francë. Është hera e parë që vizitoj vendin tuaj. Vendi është i mrekullueshëm dhe mezi pres të eksploroj më shumë.”

Mbërritja e kësaj kroçere shënon nisjen de fakto të sezonit turistik në jug të Shqipërisë, ndërsa pritet që gjatë muajve në vijim portet shqiptare të mirëpresin gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta