Grup pune për të mbikëqyrur sjelljen e partive politike, OSBE-ODIHR takim me Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave personale

10/04/2025 18:32

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me shefin e Misionit të Zyrës së ODIHR-it në Tiranë, Ambasadorin Lamberto Zannier.

Në fokus të këtij takimi ishte roli i Zyrës së Komisionerit në kuadër të procesit të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.

Dervishi e informoi Ambasadorin Zanier mbi hapat e ndërmarra nga Zyra e Komisionerit në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor, duke ngritur edhe një grup pune që mbikëqyr sjelljen e partive politike në raport me përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale të zgjedhësve, sikurse shkruhet në njoftimin për shtyp.

Dervishi theksoi se deri më tani pranë Zyrës së Komisionerit nuk janë paraqitur ankesa për cenimin e të dhënave personale nga partitë politike apo nga qytetarët. Komisioneri e njohu gjithashtu Ambasadorin Zannier me deklaratën e përbashkët me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, ‘Mbi administrimin dhe përpunimin e të dhënave personale në kuadër të veprimtarisë zgjedhore’, thuhet më tej.

Ambasadori Lamberto Zannier shprehu vlerësime për kontributin dhe rolin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta