“Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë

10/04/2025 18:06

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës për të diskutuar për sezonin veror, që nis së shpejti.

Teksa pohoi se turizmi në shërbimi është përmirësuar ndjeshëm, Rama tha se ka ende shumë për të bërë.

“Dikur, hoteleve u vendosnin emrat e çunit, gocës dhe vjehrrës. Kjo që kemi bërë është shumë e rëndësishme me ku ishim, por nuk mjafton me ku do të shkojmë. Jemi akoma në një moment të brishtë se nëse e marrim të mirëqenë këtë që kemi arritur dhe nuk investojmë më shumë”.

Rama kërkoi më shumë cilësi në shërbim, ndërsa tha se nuk mund të mbetet më prioritet sasia.

“Duhet të kemi të qartë çfarë duhet të bëjë privati dhe shtetit. Privati duhet të ketë vetëm një fjalë me të cilën të zgjohet në mëngjes e të flejë në darkë: cilësi. Nuk është më koha e parave kuturu. Është koha për cilësi, jo sasi“, tha Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta