Policia e Fierit ka dalë në një njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë në Fier, ku mbeti i lënduar nja grua rreth 50 vjeçe.

Sipas uniformave blu, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, babë e bir.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Mbikalimi i Dërmenasit. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).

Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta