“Synimi ynë është një Europë e fortë sociale”, Gonzato: Një nga objektivat që duhet të arrihet deri në 2030 është…

09/04/2025 10:18

Sot po mbahet Konferenca Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato tha se një nga objektivat që duhet të arrihet deri në 2030 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo rrezik nga përjashtimi social

Gonzato: Kur punojmë për politikat dhe strategjitë një nga pyetjet është nëse po bëjmë sa duhet për të rinjtë, a po u japim mundësinë për të arritur suksesin, kjo është e rëndësishme për rajonin  për të cilin ka ende largim të trurit. Objektivi ynë është një Europë e fortë sociale, e cila nuk ka të bëjë vetëm me disiplinën financiare por edhe me pabarazinë, një nga objektivat që duhet të arrihet deri në 2023 është ulja e numrit të personave që janë në rrezik varfërie apo rrezik nga përjashtimi social. Të paktën 5 milionë s’duhet të jenë më në varfëri, ne e shikojmë garancinë për fëmijët një nga programet më kyçe për të përmirësuar.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta