
Në veri të Shqipërisë, në Shkodrën e goditur shpesh here nga fatkeqësitë natyrore, po zhvillohet një nga stërvitjet më të mëdha për përballimin e emergjencave civile, në kuadër të projektit “Flood North ALB”, i mbështetur nga Bashkimi Europian.
Stërvitja ndërkombëtare përfshin 13 partnerë nga Ballkani dhe vende të tjera të Bashkimit Europian, me qëllim testimin e kapaciteteve të reagimit të forcave të mbrojtjes civile në raste te fatkeqësive
Andre Rizzo, Përfaqësues i Komisionit Europian thotë: “Si një anëtare e re e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, Shqipëria po tregon angazhim maksimal për përmirësimin e kapaciteteve të saj në përballimin e emergjencave. Stërvitje të tilla janë thelbësore për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të minimizuar dëmet dhe për të shpëtuar jetë në raste fatkeqësish natyrore. Sidomos në prefekturën e Shkodrës, ku koha ka treguar se jeni përballur me përmbytje të shpeshta”.
Kjo stërvitje e përbashkët, vjen pak kohe pas anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
Vendi ynë ka dhënë kontribut në ndihmën ndërkombëtare, si në tërmetin shkatërrues në Turqi në fund të vitit 2022 dhe gjatë zjarreve masive që goditën Greqinë në verën e vitit 2023.
Top Channel