‘Po vdesin për një marrëveshje me ne’, deklarata e pabesueshme e Trump: Vendet mbi të cilat vendosëm tarifa po na lëpijnë…

09/04/2025 14:44

Pak orë përpara se të hyjnë në fuqi tarifat e reja të Donald Trump ndaj dhjetëra vendeve, presidenti amerikan foli në një ngjarje republikane në Uashington, ku u mburr me zyrtarët që po e kontaktojnë atë duke u përpjekur të mbyllin një marrëveshje.

“Këto vende po na thërrasin, po më puthin b… (ai përdori shprehjen amerikane “kissing my ass “). Ata po vdesin për të bërë një marrëveshje … “Ju lutem, zotëri, le të bëjmë një marrëveshje. Ne do të bëjmë gjithçka,” tha ai për shtetet me të cilat qeveria e tij po negocion.

Presidenti amerikan këmbënguli se strategjia e tij është e saktë dhe se ata që flasin për rreziqet e tarifave e kanë gabim. “Unë e di shumë mirë se çfarë po bëj, e dini edhe ju”, tha ai, “Vetëm unë pata guximin të vendosja tarifa, sepse të gjithë të tjerët kishin frikë nga kritikat”

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha më herët të martën se telefonat “po bien pa ndalur” dhe se deri në 70 vende e kishin kontaktuar tashmë atë për të negociuar heqjen e tarifave.

Trump theksoi më tej se vetëm ai mund të ulet në tryezën e bisedimeve, duke hedhur poshtë idenë se Kongresi mund të marrë një rol.

“Disa republikan gueril – dikush që dëshiron të luajë rolin e heroit – thotë “Unë mendoj se Kongresi duhet të marrë përsipër negociatat.” “Unë do të them një gjë: Ata nuk do të negociojnë si unë.”

Për sa i përket Kinës, Trump qëndroi këmbëngulës, duke justifikuar tarifën masive prej 104% ndaj Pekinit si hakmarrje për vite të tëra “shfrytëzimi” nga ana e Kinës, duke deklaruar: “Është radha jonë tani për të përfituar”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta